Aniston, riciklon rrobet e banjes
SHBA, 27 nëntor - Nuk mund ta shihni kurrë Jennifer Aniston me të njëjtën veshje në tapetin e kuq, ama ajo duket me e shkujdesur kur bëhet fjalë për rrobe banjet.
Ndërsa shijon disa ditë pushimesh, Jennifer është fotografuar me njëjtat rrobe banje ngjyrë lejlja që i pati veshur edhe një vit më parë.
Ish-ylli i Friends është me pushime me mikeshën e saj Chelsea Handler. Jenn shkon shpesh për pushime ne Los Cabos në Meksikë dhe pavarësisht se i ka kaluar të 40-at trupi i saj mbetet perfekt dhe shumë i tonifikuar.
Jenn ka vendosur që të relaksohet disa ditë me miqtë e saj, ndërkohë që xhirimet e filmit të fundit \"Wanderlust\" do të vazhdojnë.