Aniston nxjerr në shitje vilën për 42 milion dollar
Beverly Hills, 19 shkurt - Aktorja hollywood-iane, Jennifer Aniston, lajmëroi një ditë më parë se ka nxjerrë zyrtarisht në shitje për 42 milion dollarë, vilën e saj në Beverly Hills.
Protagonistja e serialit Friends shpenzoi më shumë se dy vjet për të rimodeluar banesën prej 3 000 metrash katrorë, të blerë në vitin 2006 për 13,5 milion dollarë.
Vetëm një vit pasi foli se si e ridekoroi ambientin duke u ndikuar nga filozofia zen dhe se si ndiente vibracionet e dashurisë që kishte krijuar, Aniston vendosi e gjithë kjo parajsë ishte e tepërt për ta shijuar e vetme.
Jennifer, e cila aktualisht është beqare, deklaroi për revistën People: U mendova gjatë, por kam kuptuar se në jetën time ka ardhur një nga ato momentet që dua të thjeshtëzohem paksa.
Jeta ime ka nevojë që të jetë më e thjeshtë dhe më praktike. Kuptova se shtëpia është e tepërt për mua, gjithë ai luks nuk bën për një njeri si unë.