Aniston në formë të shkëlqyer
Hollywood, 8 qershor - Jennifer Aniston është e njohur për preferencën e saj për ngjyrat e errta në veshjet që zgjedh.
Megjithatë, gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve AFI për karrierën, protagonistja e serialit Friends përzgjidhi një fustan të bardhë dhe rezultatet ishin të shkëlqyera dhe qartësisht të dukshme.
43-vjeçarja u duk me të vërtetë në një formë të shkëlqyer dhe tejet e pashme, me modën e saj të re.
Gjatë mbrëmjes, gjithashtu Aniston u duk se shijoi biseda të gjata me dy ikona të ekranit hollivudian, me Meryl Streep dhe Melanie Griffith.
Ishte aktorja Shirley MacLeine ajo që në fund u vlerësua me çmimin kryesor, ndërsa midis të pranishmëve spikatën edhe emra të tjera aktorësh të mëdhenj, midis të cilëve Morgan Freeman apo John Travolta.