Aniston mban dietë me ushqim bebesh
SHBA, 5 maj - Jennifer Aniston ka humbur disa kilogramë, pasi filloi një dietë të re me ushqim bebesh në përgatitje për filmin e saj të ri.
Aktorja dëshiroi që të humbë disa kilogramë në mënyrë që të duket sa më mirë në filmin e ri "Just Go With It", duke u këshilluar nga trajnerja e VIP-ave, Tracy Anderson, për një dietë me ushqim bebesh prej 14 porcionesh ushqim të pureizuar, me një darkë të shëndetshme në mbrëmje.
"Sa ishte në Evropë muajin e kaluar, ajo e kishte ndërprerë regjimin e saj strikt të dietës. Ajo e dinte se nuk ishte gjë e mirë kjo, pasi në filmin e radhës ajo do të ketë të bëjë me fustane të ngushta dhe ajo dëshironte të ishte sa më e përgatitur fizikisht", tha një burim për revistën Grazia.