Aniston: Këtë vit do ia kushtoj vetëm të dashurit tim
Hollywood, 4 prill - Edhe pse në moshën 43-vjeçare Jennifer Aniston është po aq tërheqëse sa në kohën e serialit Friends.
Aktorja tregon se sharmi i saj është meritë e qetësisë dhe lumturisë që i jep marrëdhënia me aktorin Justin Theroux.
Në një intervistë për revistën InStyle, Aniston u shpreh: Këtë vit do ia kushtoj vetëm të dashurit tim.
Aktorët janë njohur në sheshxhirimin e filmit Wanderlust dhe aktorja thekson: Ka qenë një nga eksperiencat më të bukura që kam pasur në karrierën kinematografike. Kemi kaluar tre muaj fantastikë vetëm duke qeshur.
Në lidhje me rivalitetin që ka me aktoret e reja, Aniston nënvizoi se nuk ndihet aspak e vjetër: Më ofrojnë role të grave që kanë fëmijë 17-vjeçarë dhe unë mendoj se nuk jam aq e vjetër, por kur e mendoj më thellë, në fakt jam. Gjithsesi nuk ndihem aspak e vjetër.