Aniston e ka falur Angeline Jolie
Hollywood, 11 shkurt - Gjashtë vjet pasi Brad Pitt u divorcua me Jennifer Aniston për tu martuar me Angelina Jolie, protagonistja e Friends deklaroi se i ka kaluar tërësisht mëritë e vjetra.
Duke folur në një revistë amerikane, 41-vjeçarja deklaroi: Ka ndodhur shumë kohë më parë dhe të gjithë jemi njerëz të rritur, kështu që ka rrjedhur shumë ujë ndërkohë.
Në revistë, Aniston u pyet konkretisht edhe për Pitt. Vazhdoj të flas me të dhe gjithçka është mirë, u përgjigj aktorja.