Aniston do të jetë pjesë e prestigjiozes Walk of Fame
Hollywood, 20 shkurt - Tashmë dhe emri i Jennifer Aniston do të jetë pjesë e prestigjiozes Walk of Fame në Hollywood.
Aktorja vitin e kaluar ka lënë gjurmët e saj në trotuarin më të famshëm në SHBA, por 22 shkurti zyrtarisht do ti japë asaj dhe yllin.
Një vlerësim tepër i rëndësishëm ky për Aniston, e cila ka mbërritur në këtë pikë falës karrierës së saj televizive dhe kinematografike.
Aktorja shumë shpejt do të jetë prezente në ekranin e kinemasë me filmin Të zhveshur dhe të lumtur, ku interpreton një grua e cila arratiset nga Manhattan për tu bashkuar me një komunitet neo-hipish.
Jennifer Aniston duhet thënë se i detyrohet shumë të kaluarës së saj dhe në mënyrë të veçantë rolit të Rachel Green, që vjen nga seriali-kult Friends.