Aniston: Brad Pittin nuk do ta harroj kurrë
Hollywood, 8 shkurt - Është divorcuar nga Brad Pitt para gjashtë vitesh, por Jennifer Aniston ende përballet me pyetje mbi ish-in e saj dhe Angelina Jolie, gjë që e bezdis jashtë mase.
Në një intervistë për revistën \"InStyle\", aktorja 43-vjeçare foli për këtë histori: Historia mes meje dhe çiftit Brangelina ka kohë që përflitet në media.
Është një histori që nuk do të përfundojë kurrë sepse nga kjo njerëzit nxjerrin para, por nuk ka asgjë të vërtetë në të.
Jennifer Aniston është e lidhur me Justin Theroux që nga maji i vitit të kaluar dhe është shumë e kënaqur me jetën e saj.
Jam në një fazë të jetës ku jam e lumtur dhe në paqe me veten, thekson protagonistja e serialit \"Friends\".