Angelina Jolie viziton kufirin Tunizi - Libi
Tripoli, 6 prill - Aktorja Angelina Jolie, ambasadore e Vullnetit të Mirë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, ka bërë një vizitë surprizë në kampin e Choucha, në kufirin tunizian.
Në këtë kamp janë pritur mijëra libianë të arratisur nga vendi i tyre, por edhe refugjatë të vendeve të tjera të cilët nuk kanë mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre.
Jolie kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të ndihmojë mijëra personat që janë larguar nga luftimet në Libi.
Refugjatët presin këtu me shumë pak shpresë se do të kthehen në vendin e tyre të origjinës, deklaroi Jolie.
Fondacioni Joli-Pitt ka marrë përsipër shpenzimet e udhëtimit me avion për në vendet e tyre të origjinës për 177 persona të kampit, kryesisht nga vendet e Afrikës Qendrore si Gana, Nigeria dhe Bregu i Fildishtë.