Angelina Jolie viziton Kroacinë
Zagreb, 21 gusht - Aktorja e njohur e Hollivudit Angelina Jolie po kalon disa ditë në Kroaci, ku dje u takua edhe me presidentin e vendit Ivo Josipoviç dhe pati rastin të ndjekë një realizim të tragjedisë Mbretit Lir të Shekspirit.
Aktorja mbërriti në ishullin piktoresk Brijuni, ku u prit nga aktori Rade Serbexhija, i cili ka luajtur në filmin \"In the Land of Blood and Honey\" nën regjisurën e vetë Angelina Jolie.
Filmi tregon një histori dashurie mes një gruaje myslimane dhe një burri serb gjatë konfliktit të Bosnjes në vitet \'90.
Aktorja e shfrytëzoi vizitën dhe takimin me presidentin Josipoviç për të diskutuar çështjen e minave të tokës.
Aktorja ka qenë prej kohësh aktive në fushatën për zhdukjes së minave të tokës të mbetura nga konfliktet.