Angelina Jolie takohet me zyrtarët e lartë të Bosnjës
Sarajevë, 23 gusht - Aktorja e njohur t, Angelina Jolie, që njëherësh është edhe ambasadore e vullnetit të mirë e UNHCR-së, është takuar sot në Sarajevë me kryesuesin e Kryesisë së Bosnjë Hercegovinës, Haris Silajxhiq, dhe me anëtarin e kësaj kryesie, Zhelko Komshiq.
Në takime është biseduar për kthimin e refugjatëve, ndërsa zonja Jolie ka treguar interesim për përparimin e kthimit të qëndrueshëm.
Angelina Jolie arriti papritur në Sarajevë, së bashku me dy fëmijët e saj dhe me 10 roje personale.
Detajet e vizitës së saj në Bosnjë Hercegovinë po mbahen në fshehtësi.