26 Dhjetor 2024

Angelina Jolie pranë refugjatëve në Jordani

Amman, 12 shtator - Angelina Jolie, aktorja e cila është e angazhuar me agjencinë e refugjatëve pranë Kombeve të Bashkuara ka vizituar një kamp refugjatësh sirianë në Jordani.

E shoqëruar nga kreu i agjencisë së refugjatëve pranë OKB-së Antonio Gueterres dhe ministri i jashtëm i Jordanisë Nasser Jideh, Angelina Jolie vizitoi kampin e refugjatëve Zaatari.

Gjatë një konference për shtyp në kampin e Zatarit Angelin Joli tha se: “Është një situatë e tmerrshme dhe një moment kritik. Shpresoj që politikanët të gjenë një zgjidhje sa më shpejt sepse qindra njerëz po vriten çdo ditë në Siri”.

Në Jordani janë regjistruar deri tani më shumë se 85 mijë refugjatë sirianë, ndërsa numri i të zhvendosurve nga Siria që nga fillimi i konfliktit 18 mujor mes forcave rebele dhe qeverisë së presidentit Assad përllogaritet më shumë se 250 mijë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)