Angelina Jolie me mision humanitar në Birmani
Naypyidaw, 2 gusht - Aktorja dhe humanitarja Angelina Jolie vizitoi anëtarë të pakicës Rohingya të Birmanisë në Yangon, për të tërhequr vëmendjen për kushtet e jetesës së pakicave të zhvendosura të vendit.
Jolie u tha gazetarëve se gjendja e të zhvendosurve në Birmani është jashtëzakonisht serioze pasi foli me disa prej tyre mbi kushtet e tyre në një rajon që është përshkuar nga dhuna etnike.
Jolie është në një mision katër ditor në Birmani si përfaqësuese e Kombeve të Bashkuara. Aktorja është e dërguar e posaçme për Agjencinë e OKB-së për Refugjatët, UNHCR.