28 Dhjetor 2024

Angelina Jolie i ka hequr të dy gjinjtë

Hollywood, 14 maj - Aktorja e mirënjohur e Hollywood, Angelina Jolie, ka zbuluar se e ka kryer një mastektomi të dyfishtë parandaluese, pasi ishte ballafaquar me rrezikun e lartë të kancerit në gji.

Për vendimin e saj, aktorja 37 vjeçare ka shkruar në një artikull të publikuar sot në të përditshmen New York Times, me titullin “Zgjedhja ime mjekësore”.

Angelina Jolie tha se mjekët e kishin informaur atë se e ka gjenin e “gabuar” të njohur si BRCA1 dhe se ballafaqohet me 87% të rrezikut për kancer në gji.

Nëna e aktores Jolie kishte vdekur nga kanceri në moshën 56 vjeçare.

Aktorja e mirënjohur e Hollivudit tha se “ajo kishte vendosur të jetë proaktive” dhe me operacion i ka hequr të dy gjinjtë. Jolie deklaroi se gjasët për zhvillimin e kancerit të gjirit tash janë zvogëluar 5%.

Angelina Jolie i ka tre fëmijë të saj dhe tre fëmijë të adoptuar me partnerin e saj, aktorin Brad Pitt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)