Angelina Jolie e lumtur pas problemeve shëndetësore
Nju Jork, 3 nëntor - Derisa po bëheshin gati për lansimin e filmit të tyre të ri , By the Sea", i cili flet për një qift i cili lufton për ta përmirësuar martesën e tyre, Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë folur për lidhjen e tyre.
Në një intervistë të dhënë për Today ajo tha se vendimi i saj që të heq vezoret dhe tubat fallopiane ishte një taktikë për parandalimin e kancerit dhe u ndikua shumë nga nëna e saj, Marcheline Bertrand, e cila vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin.
E pyetur rreth bashkëshortit të saj ajo tha se Brad ishte pranë saj në të gjitha këto momente.
"Ti bësh ballë këtyre çështjeve bashkarisht dhe të flasësh rreth tyre është shumë njerëzore, gjë shumë e bukur", tha ajo.