Angelina Jolie denoncon përdhunimet e ISIS-it
New York, 9 shtator - Aktorja Angelina Joli, ditën e martë ka deklaruar se ISIS po i përdor përdhunimet si pikën kyçe të terrorit të tyre teksa denoncoi tmerrin e shkaktuar nga dhuna seksuale në zonat e konfliktit.
Ylli i Hollivudit, e cila është aktiviste e të drejtave njerëzore, e bëri këtë reagim pak pasi është takuar me vajza shtatë vjeçare të cilat janë përdhunuar në zonat e luftës.
Angelina Jolie i tha parlamentarëve britanikë se xhihadistët fanatikë në grupet më agresive terroriste në botë janë duke i përdorur sulmet seksuale si një armë shumë efikase.