Angelina Jolie bashkohet me babanë
SHBA, 23 shkurt - Angelina Jolie ka dalë në publik me babanë e saj të larguar, Jon Voight, për të parën herë pas disa viteve.
Aktorja e largoi babanë nga jeta e saj në vitin 2001, pasi ai shprehu dyshime për shëndetin e saj mendor, menjëherë pasi ajo adoptoi djalin Maddox nga Kamboxhia.
Voight ka bërë disa përpjekje për të rregulluar lidhjen e tij të çarë me Jolie, dhe aktori veteran zbuloi në nëntorin e kaluar se dyshja kishin vënë sërish kontakte.
Tani ata janë paraqitur edhe publikisht, me Jolie që ka treguar se ka lënë prapa mosmarrëveshjet me Voight.
Dyshja kanë kaluar kohë së bashku në Venedik të Italisë, ku ajo është duke u përgatitur të xhirojë filmin e ardhshëm "The Tourist", ku luan krahas Johnny Depp.