24 Dhjetor 2024

Angela Martini shijon jetën e Parisit

Paris, 1 tetor - Modelja e famshme shqiptare, Angela Martini është në Paris për punë e qejf. Në këto ditë të ngrohta vjeshte, Martini ka bërë këtë pozë të veçantë.

“Po e shijoj diellin e mëngjesit, dhe po më pëlqejnë ballkonet parisine”, ka thënë Martini.

Modelja nga Shkodra ka arritur të depërtojë në elitën e botës së modës në New York, pas pjesëmarrjes në Miss Universe 2010.

Angela Martini ka lindur në Shkodër, por ajo është rritur në Zvicër dhe tani jeton në New York. Angela ishte vetem 18 vjeq, kur ajo mori kurajon të marrë pjesë në jetën e modës, por realisht në mënyrë serioze nisi kur ajo vendosi të shkojë në Miami dhe bëhej gati për ëndrrën e saj te madhe të punonte e jetonte në  NewYork City. 

Ajo punon me agjencinë më të rendesishme të modës Elite New York Model Management, si dhe agjenci të tjera si Front Management Miami, Major Model Management Milan dhe me agjencinë Body&Soul në Hamburg.

Ajo bëri fushatën e Guess Ligerie në USA, po ashtu ka bërë reklama për Lilly të Francës. Angela Martini ka bërë faqen e parë të katalogut të Frederik Hollyëood që është një nga katalogjet më me famë në SHBA.

Ajo po punon për Katalogjet-si JC Penny, Bare Neccecites, Shop Bop, Kohl\'s dhe ato të ndryshme anembanë botës.

Angela sapo bëri katalogun Italian Linea Sprint qe është sponsori me i rendesishem i Miss Italia, per kete katalog Angela eshte fotografuar 2 jave parajsen e reres se Egjiptit. Ky katalog do dali ne treg ne 2010.

Bukuroshja seksi flet 4 gjuhë: shqip, italisht, gjermanisht dhe anglisht. Angela është shumë e afërt me familjen e saj.

E gjithe familja e saj e mbështet në maksimum. Ajo është shumë me afër me nenen e saj. Idhulli i Angelas është nëna e saj Nexhi Ibrahim Nussbaumer. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)