06 Janar 2025

Angazhim i MKRS-së për pagat bazë për krijuesit dhe përformuesit e artit


Prishtinë, 7 qershor- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur sot në një takim drejtorin e Teatrit Kombëtar, Agim Sopin, drejtorin e Baletit Kombëtar, Ahmet Brahimaj, dhe drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të Teatrit Kombëtar.

Në këtë takim u bisedua rreth statusit të aktorëve dhe stafit tekniko-artistik të Teatrit Kombëtar dhe të Baletit Kombëtar.

Ministri Shala premtoi bashkëpunim dhe angazhim të MKRS-së për pagat bazë për krijuesit dhe përformuesit e artit, meqë kështu krijohen kushte më të mira për punë më efikase për këtë kategori shumë të rëndësishme të kulturës së Kosovës.

Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe për hapat që duhet ndërmarrë ekipet e përbashkëta të MKRS-së, të Teatrit Kombëtar, Baletit, Sindikatës, në mënyrë që të gjenden modalitet më efikase për të rregulluar këtë çështje sa shpejt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)