Anastacia dëshiron të adoptojë një fëmijë
SHBA, 16 korrik - "Nëse ia doli Madonna apo Sandra Bullock, përse jo unë?". Këtë duhet të ketë menduar këngëtarja Anastacia, e sapondarë nga i shoqi Wayne Newton, fëmijëve të së cilit i shërbeu si nënë e dytë.
Tre vitet e martesës me ish-truprojën nuk sollën një fëmijë, por, divorc. Gjithsesi, këngëtarja e së famshmes "I pay my deuce" nuk dorëzohet dhe para shembujve të shumtë "hollywoodianë", në moshën 41 vjeç ka deklaruar se dëshiron seriozisht të vlerësojë një adoptim të mundshëm.
"Endërrova të kisha një fëmijë që kur isha më e re. Për një farë periudhe të jetës time mendova se nuk ishte e rastit të bëhesha nënë, por tani do të hiqja dorë vetëm nëse do të isha 60 vjeç! Do të doja të adoptoja një fëmijë, siç bëri Sandra Bullock.
Nuk është nevoja që të jetë një baba, një nënë, dy fëmijë dhe dy qen, për të qenë një familje perfekte". Kështu dalëngadalë duket se ka prioritet për t'u shtuar "klubi" i nënave beqare.