Amy Winehouse vjedh pije alkoolike
Rio de Janeiro, 9 janar - Kur ka zbuluar se në frigoriferin e dhomës së saj në një hotel në Rio de Janeiro, nuk kishte pije alkoolike, Amy Winehouse ka hyrë në një tjetër dhomë bosh dhe ka marrë gjithçka që ishte alkoolike.
Lajmin e kanë bërë të ditur drejtuesit e Hotel Santa Teresa për të përditshmen më të madhe braziliane, Folha de S.Paulo.
Sipas tyre, kanë qenë producentët e pesë spektakleve të këngëtares angleze në Brazil që i kishin kërkuar që të mos kishte alkool në dhomën e saj.