Amy Winehouse rikthehet në skenë
Amy, e cila së fundmi ka qenë e mbyllur në një klinikë rehabilitimi për shkak të problemeve të saj me drogën dhe depresionin, do të paguhet një milion stërlina për të kënduar në një festë private të një miliarderi rus.
Ajo do të udhëtojë me një avion privat në Moskë, në vigjilien e Krishtlindjeve. Kjo nuk është eksperienca e parë e këtij lloji, pasi në vitin 2008 u pagua me 1,5 milion stërlina nga miliarderi Roman Abramovich, për të kënduar në inagurimin e galerisë së artit të gruas së tij.
27-vjeçarja do të përdorë mundësinë për tu përgatitur për një turne në Brazil, i planifikuar për tu zhvilluar gjatë janarit. Nga turne, Amy do të arkëtojë një shumë prej 300 000 paundësh.
Një mikeshë e këngëtares deklaroi në media: Kjo është Amy më e fortë që kam parë që prej shumë kohësh. Ajo është e vendosur që të hyjë në histori si një prej këngëtareve më të mira dhe jo si dikush që shkatërroi talentin e saj për shkak të drogës.