Amy Winehouse gjendet e vdekur në shtëpinë e saj
Londër, 24 korrik - Këngëtarja dhe kompozitorja britanike Amy Winehouse u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër.
Këngëtarja 27 vjeçare e muzikës soul, fituese e disa çmimeve Gramy për albulin e saj Back to Blak ka patur probleme me përdorimin e drogës dhe alkoolit.
Por agjencitë e lajmeve thonë se nuk ka patur shpjegime të menjëhershme për vdekjen e saj.
Policia tha se trupi i saj u gjet pasi u njoftuan shërbimet e ambulancës që ishin thirrur në shtëpinë e saj.