Amber Rose e shokuar nga përfshirja në skandalin e prostitucionit
Los Anxhelos, 21 gusht - Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit po heton një kompani që mendohet se ka përdorur ngjashmërinë e Amber Rose, duke përfshirë emrin e saj, fotot dhe videot e saj për të tërhequr modele të ndryshme.
TMZ njofton se femrat që paraqiteshin ju ofrohej një mundësi për tu intervistuar nga vet Rose dhe e gjithë kjo realizohej nga një video e vjetër e cila shpesh ndërprehej.
Rose, e cila ka qenë gjithmonë e përfolur për skandale të ndryshme u shfaq në programin e CBS The Doctors dhe i sqaroi të gjitha
"Unë isha e shokuar kur kuptova për këtë gjë sepse unë kam bërë shumë për fuqizimin e gruas dhe kjo vërtetë më ka pikëlluar. Edhe unë kam qenë e re dhe kam mundur lehtë të manipulohem por fatmirësisht kjo nuk më ka ndodhur."