Ambasadorja Shala fiton çmimin ndërkombëtar “Global Youth Leadership Award 2021”
Prishtinë, 9 nëntor - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala ka fituar çmimin ndërkombëtar “Global Youth Leadership Award 2021” që ndahet nga Parlamenti Global Rinor ne bashkëpunim me Qeverinë e Nepalit.
“Global Youth Leadership Award” është një cmim vjetor që ndahet nga Parlamenti Global Rinor në bashkepunim me Qeverinë e Nepalit më konkretisht Zyren e Kryeministrit në Nepal dhe që kryesisht ju ndahet personaliteteve të cilët japin kontribut të vazhdueshëm në avancimin e të rinjëve, fuqizimin e cështjeve sociale dhe për kontributin e dhënë në respektimin e të drejtave të njeriut në nivel global!"
"Nominimet bëhen kryesisht nga organizata ndërkombëtare për personalitete të caktuara që kanë një bagazh të gjërë pune në fushën e rinisë dhe të drejtave të njeriut dhe me një rrjet të gjërë komunkimimi në nivel global ndërsa perzgjedhja bëhet nga një komision i caktuar dhe me kritere të caktuara!
Ndarja e cmimit është bazuar në punën e saj si Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, pjesemarrjet e saja të shumta kudo në botë në konferenca që kanë për qëllim fushën e diplomacisë publike, rininë dhe të drejtat e njeriut, e mbi të gjitha për projektet e zhvilluara si në Kosovë , ashtu edhe në vendet e tjera të botës kudo që është kërkuar prezenca apo kontributi i saj në projekte të caktuara për të rinjtë, kategoritë e margjinalizuara apo të drejtat e njeriut pa dallim.
Të nominuar për këtë cmim kanë qenë më shumë se 100 shtete të ndryshme të botës ndërkohë që 54 personalitete nga vetëm 39 shtete janë përzgjedhur si fitues të cmimit!
Ambasadorja Shala cmimin do ta pranoj zyrtarisht nga kryeministri i Nepalit Sher Bahadur Deuba në një ceremoni zyrtare në Kathmandu me 18 nëntor 2021.