Ambasadorja e Francës dekoron Blerta Zeqirin
Prishtinë, 19 nëntor - Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të shpërblejë sot znj. Blerta Zeqiri me dekoraten 'Kalorëse në Urdhrin e Artit dhe Letërsisë'.
Kjo është njëra nga dekoratat më të larta që e ndanë Republika e Francës, përmes së cilës shpërblen individët, që janë dalluar përmes krijimtarisë së tyre, në fushën artistike ose letrare, apo përmes kontributit që ata kanë dhënë për rrezatimin dhe promovimin e artit dhe letërsisë në Francë dhe në mbarë botën
Përmes kësaj dekorate, Republika e Francës njeh kontributin e jashtëzakonshëm të zonjës Zeqiri, gjatë gjithë karrierës profesionale, në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë.