Ambasadori Minxhozi viziton Muzeun e Kosovës
Prishtinë, 19 dhjetor - Ditën e sotme ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakaj, me çrast ka vizituar edhe punëtorinë e mozaikut, e cila ka filluar javë më parë si rezultat i bashkëpunimit në mes të artistit shqiptar Saimir Stratit dhe punëtorëve të Muzeut të Kosovës.
Në këtë takim u bisedua për një bashkëpunim të më tejmë midis Muzeut të Kosovës dhe institucioneve të Shqipërisë, për vitin e ardhshëm 2017.