Ambasada Gjermane prezanton filmin pa zë Metropolis
Prishtinë, 5 dhjetor - Ambasada e Republikës Federale të Gjermnisë ka bërë të ditur se sot do të prezantoj filmin pa zë \"Metropolis\".
Filmi do të shfaqet në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Artisti gjerman Stephan Graf von Bothmer do ta shoqëroj filmin në piano duke u kujdesur kështu për sfondin muzikor.
Për të gjithë pjesëmarrësit; në mbarim të filmit është organizuar një pritje, e cila poashtu mbahet në Teatrin Kombëtar.
Para fillimit të filmit ambasadorja Angelika Viets do të mbajë një fjalim të shkurtër rasti.