22 Dhjetor 2024

Ambasada Gjermane do të mbështesë MKRS-në përmes projekteve të ndryshme

Prishtinë, 1 dhjetor - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim, ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ambasadës së Gjermanisë, në vendin tonë.

Ministrja Dumoshi falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme, duke e vlerësuar lart ndihmën e pakursyer që ka dhënë Ambasada Gjermane për Kosovën.

Po ashtu, ministrja Dumoshi e njoftoi ambasadorin Rohde për politikat dhe planet MKRS-së për zhvillimin e kulturës në vend, mbështetjen e rinisë përmes projekteve të ndryshme si dhe promovimin e diversitetit kulturor.

"Ambasada gjermane në Kosovë dhe Zyra e GIZ-it në kanë qenë dhe mbeten partnerë strategjikë të ministrisë tonë për të shtyrë përpara objektivat të cilat i mbulojnë dikasteret e MKRS-së e që i kontribuojnë Kosovës, në përgjithësi" - theksoi ministrja.

Ambasadori Rohde fillimisht spikati gatishmërinë për projektet në fushën e rinisë duke shprehur gatishmërinë e tij për të mbështetur rininë e vendit tonë përmes projekteve të ndryshme.

Ai po ashtu tha se do të mbështesë MKRS-në edhe në realizimin e projekteve konkrete në kulturë, trashëgimi si dhe do të ndihmojë avancimin e sportit në vendin tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)