Ambasada Franceze organizon shfaqjen e filmit Demain
Prishtinë, 23 shtator - Në kuadër të Javës së BE-së për sensibilizimin për ndryshimet klimatike, Ambasada Franceze organizon shfaqjen e filmit Demain në frëngjisht me titra anglisht.
Ky film i Cyril Dion dhe Mélanie Laurent tregon disa zgjidhje të zhvilluara në vende të ndryshme për të përshtatur mënyrën tonë të të jetuarit dhe të merremi me krizat ekologjike, ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga ndryshimi i klimës.
Prezantimi i filmit do të bëhet nga Ambasadorja e Francës në Kosovë, Zonja Marie-Christine Butel.
Pas shfaqjes së filmit do të ketë diskutim me audiencën dhe një koktej, sponsorizuar nga Akuo Energy.