Ambasada e Shqipërisë mbajti koncertin "Nostalgjia"
Obiliq, 27 prill - Ambasada e Shqipërisë së Shqipërisë në Kosovë organizoi sot, në Prishtinë, koncertin "Nostalgjia".
Këngëtarët e mirënjohur Liljana Kondakçi, Irma Libohova, Ermira Babaliu, Luan Zhegu e Kozma Dushi sollën për publikun, këngët më të bukura të karrierës së tyre, shoqëruar nga banda e drejtuar nga i talentuari Lambert Jorganxhi.
Performanca e tyre u ndoq me shumë kënaqësi e nostalgji nga personalitete të larta, Trupi diplomatik i akredituar në Kosovë e mbi 1.000 të ftuar e artdashës, të cilët me këngë e duartrokitje, shoqëronin këngëtarët.
Shumë gjallëri e harmoni i dha koncertit, kori "Okarina", nën drejtimin e Elikona Hysaj, i cili bashkë me artistët e mirënjohur, interpretuan disa nga këngët më të bukura, kolona zanore të filmave shqiptarë.
Ky koncert përcolli emocione të veçanta si për këngëtarët që prej dekadash nuk këndonin para një publiku në Kosovë, ashtu edhe për të ftuarit, të cilët kujtonin një pjesë të jetës së tyre, kur një këngë shqip në vitet para çlirimit, ishte një kënaqësi e ndaluar.