Ambasada e Francës feston ditën ndërkombëtare të frankofonisë.
Prishtinë, 20 mars - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë, dhe në kuadër të javëve të Frankofonisë në Kosovë sot në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, Ambasada e Francës feston ditën ndërkombëtare të frankofonisë.
Me këtë rast, ngjarje të ndryshme janë organizuar në Prishtinë, nga OJQ Play International bashkëpunim me mbështetëjen e Ambasadës së Francës dhe Aleancën Franceze të Prishtinës.
Play International është organizatë franceze e cila nga viti 2002 ka punuar në Kosovë për të lehtësuar pajtimin ndëretnik dhe përfshirjen sociale nëpërmjet aktiviteteve sportive të rinisë. Këtë pasdite, ju jeni të ftuar të zbuloni aktivitetet e OJQ-së në Sheshin Zahir Pajaziti.
Aktivitetet do të zhvillohen në bashkëpunim me nxënësit e Shkollës Fillore Elena Gjika në Prishtinë