Amal Clooney e kënaqur me famën e saj
Nju Jork, 15 janar - Bashkëshortja e aktorit të madh holivudian George Clooney, Amal, mendon se fama që ka fituar kohëve të fundit është një gjë shumë e mirë.
Ajo këtë e tha gjatë një interviste për NBC Nightly News të enjten.
,,Unë jam e kënaqur me famën që e kam fituar kohët e fundit por kjo më ka sjellë një lloj përgjegjësie më të madhe dhe unë mendoj se jam duke e ushtruar në një mënyrë të duhur duke e bërë punën time si avokate", tha ajo.
Ajo poashtu foli edhe për pasionin e saj që të loboj te avokatët amerikan që ti ndihmojn ish presidentit maldivian Mohamed Nasheed, i cili është burgosur me 13 vite burg nga kundërshtarët e tij politik.