Alyssa Campanella, fituesja e çmimit Miss Amerika
Las Vegas, 20 qershor - Alyssa Campanella, 21 vjeçarja që përfaqësonte Kaliforninë në kompeticionin amerikan të bukurisë, është shpallur Miss Amerika. Aktiviteti i përvitshëm i bukurisë është zhvilluar në Las Vegas të shtunën.
21-vjeçarja, modele në kohë të plotë, ka lindur dhe është rritur në Neë Jersey, vend të cilin ajo e përfaqësoi në garën për konkursin e miseve adoleshente të Shteteve të Bashkuara në 2007-ën.
Ajo konsiderohej si një nga favoritet e konkursit të këtij viti nga bukuroshet e tjera dhe nga ekspertët.
Gjithashtu ajo do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në konkursin Miss Univers që do të mbahet në Sao Paulo, Brazil, në 12 shtator.
Campanella u kurorëzua nga misi paraardhës i Amerikës, Rima Fakih, një myslimane e lindur në Liban, e cila ishte arabo-amerikania e parë që e fitoi këtë titull. Në konkurs morën pjesë përfaqësueset e 50 shteteve dhe rajoni i Kolumbisë.