Aleanca Franceze e Prishtinës organizon ditën e dyerve të hapura
Prishtinë, 9 janar - Aleanca Franceze e Prishtinës organizon sot ditën e dyerve të hapura për të prezantuar aktivitetet e saj.
Vizitorët do të mund të përfitojnë nga një orë mësimi falas në frëngjisht, për fëmijë, të rritur dhe adoleshentë.
Më pas ata mund të vizitojnë Aleancën Franceze për t’u informuar në lidhje me studimet universitare në Francë, dhe diplomat e gjuhës frënge që lëshohen në Aleancën Franceze: DELF, DALF dhe TCF.
Gjatë gjithë ditës, vizitorët do të përfitojnë një zbritje prej 10% në regjistrime, dhe do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një lojë shpërblyese për të fituar dy vende për koncertin e Erza Muqollit i cili mbahet në kuadër të javëve të frankofonisë në Prishtinë, më 5 dhe 6 mars 2020.