Albumi i ri, Taylor Swift kalon 1 milion kopje
SHBA, 4 nëntor - Albumi i ri i këngëtares kauntri Taylor Swift, Speak Now është në krye të klasifikimeve amerikane, duke shitur numrin më të madh të kopjeve në një javë që prej marsit të 2005-ës.
Këngëtarja është personi i 16-të që ka shitur më shumë se një milion albume në javë, që kur Nielsen SoundScan filloi të numëronte shitjet në vitin 1991.
Ajo tani mban rekordin e numrit më të madh të shitjeve që kur albumi i 50 Cent, The Massacre mbante vendin e parë.