03 Janar 2025

Albulena vjen me hitin “Injorant”

Adifete BELA

Prishtinë, 21 janar - Këngëtarja Albulena Ukaj ka sjellë në tregun muzikor këngën e re “Injorant”, e cila vetëm për disa ditë ka marrë shumë klikime në “Youtube” dhe në rrjetet e tjera në internet.

Albulena është shprehur shumë e kënaqur që kënga e saj po mirëpritet nga adhuruesit që janë të shumtë si në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Luginë të Preshevës, por edhe në shumë vende të Perëndimit. Albulena ka deklaruar se këtë vit nuk do të mungojnë surprizat e saj në muzikë, apo edhe në fusha të tjera, përfshirë edhe jetën private.

“Epoka e re”: Na flisni për këngën e re.
Albulena: Kënga e re që e kam realizuar titullohet “Injorant”. Ajo është lansuar së bashku me videoklipin e punuar nga “Max production”. Kjo këngë ka të bëjë me jetën e të rinjve.

“Epoka e re”: Sa jeni e kënaqur me këngën?
Albulena: Jam shumë e kënaqur, se faktet flasin vetë. Me t’i lansuar këngën dhe videoklipin, për 24 orë janë bërë mbi 30 klikime, ndërsa tani janë bërë rreth 100 mijë klikime në “Youtube”. I falënderoj të gjithë ata që i dëgjojnë këngët e mia! Pasuria më e madhe e imja janë adhuruesit e mi.

“Epoka e re”: Presim që Albulena të jetë pjesë e koncerteve dhe e mbrëmjeve të ndryshme?
Albulena: Gjithherë jam me adhuruesit e mi. Këngët e mia janë pritur mirë dhe kjo më bën që unë të punoj më shumë dhe të jem pjesë, qoftë në koncerte, apo mbrëmje të tjera. Në të vërtetë vitet e kaluara kam qenë më aktive në Kosovë, ndërsa në vitin 2013 kam qenë më shumë e ftuar në Zvicër. Por unë asnjëherë nuk do të refuzoja asnjë ftesë që do të ma bënin. Ia vlen të këndosh për një publik. Nuk do ta anashkaloja edhe publikun kosovar. Për mua publiku është shumë i mrekullueshëm si në Kosovë, hapësirat shqiptare, por edhe diasporë.

“Epoka e re”: Sa jeni e lidhur me rrjetet sociale?
Albulena: Unë përdori “Facebook” dhe ky më bën të jem më afër me adhuruesit. Ata më shkruajnë çdo ditë dhe më japin komplimente për këngën. Pra, komunikimi në rrjetet sociale është një mundësi shumë e mirë për të qenë më afër me adhuruesit. Në rrjetin social “Facebook” unë shpesh postoj edhe foto të mia që bëhen nga fotografët profesionalë.

“Epoka e re”: Kënga titullohet “Injorant”. Ka lidhje ky titull me jetën tënde?
Albulena: Asnjë këngë e imja s’ka të bëj me jetën time private. Thjesht, këngët i bën tekstshkruesi. Nëse më pëlqejnë i marr i këndoj dhe kaq.

“Epoka e re”: Përveç këngës, me çfarë merreni?
Albulena: Përveç këngës nuk merrem me asgjë, sepse edhe nuk më premton koha, pasi muzika kërkon të jem aktive në këndim. Tani për tani nuk kam plane të tjera, përveç angazhimit në muzikë, kurse në të ardhmen, nuk i dihet, ndoshta do të merrem edhe me gjëra të tjera!

“Epoka e re”: Çfarë presim nga ju në vitin 2014?
Albulena: Edhe këtë vit do të ketë hite të reja. Unë tani për tani ua lë adhuruesve të mi ta shijojnë këngën e fundit. Më vonë do të kem risi, pse jo edhe një baladë nga unë.

“Epoka e re”: A jeni e dashuruar?
Albulena: Shpesh themi se jeta private lë të mbetet sekret. Unë e kam primare muzikën, por më vonë pse edhe ajo të mos vihet në kërkim të dashurisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)