Alban Muja prezanton përvojen e tij ndëkombëtare si artist
Prishtinë, 12 mars - Në kuadër të edicionit të 19 – të programit të javëve të Frankofonisë në Kosovë, ambasada e Francës në Kosovë në bashkëpunim me Aleancën Franceze ka kënaqësinë të organizojë një bashkëbisedim dhe prezantim nga artisti Alban Muja.
Alban Muja do ta përfaqësoj Kosovën në ngjarjen më të madhe të artit në Bienalën e 59-të të Venedikut. Alban Muja është një nga artistët më premtues kosovarë.
Ai do të flasë për qëndrimin e tij në Rezidencën 3 mujore në "Arts Cité" në Paris, rezidencë kjo e cila është mundësuar nga Ambasada Franceze në dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Gjithashtu, Albani Muja do të flasë dhe përvojen e tij ndëkombëtare si artist. Bashkëbisedimi do të mbahet sot në Aleancën Franceze në Prishtinë.
Program ky i cili organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, si dhe përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Hungarisë, Republikës çeke dhe Aleancën Franceze të Prishtinës.
Gjatë muajit mars, Javët e Frankofonisë do të jenë të pasura me një shumëllojshmëri të gjerë të ngjarjeve: koncerte, konferanca, filma të metrazhit të gjatë, dhe filma të metrazhit të shkurtë, ekspozita dhe takime me artistë dhe realizator të filmave.