23 Dhjetor 2024

Aktorja italiane, Giuliana De Sio me koronavirusi

Romë, 14 mars - Pasi bëri testin për koronavirusin, aktorja e famshme italiane, Giuliana De Sio, ka rezultuar pozitive.

Giuliana ka kaluar dy javët e fundit në izolim në spitalin Spallanzani në Romë dhe vetëm tani, pas tamponit të tretë negativ dhe për rrjedhojë me rrezikun që la pas krahëve, ka vendosur të ndajë përvojën e saj të momenteve plot frikë dhe ankth të vetmisë që ka kaluar.

“Kjo lumturi është zhdukur. Unë heshta sepse nuk kisha zë ose fjalë për historinë time horror”, nis rrëfimin De Sio.

Në postimin e saj, aktorja thotë se ka qenë në izolim për dy javë pasi e mori virusin me pneunomi gjatë një turneu në mes të shkurtit.

Përveç dhimbjes fizike, ajo shprehet se vetmia ishte e papërballueshme. De Sio e përcakton karantinën si testin më të ashpër që ka kaluar në tërë jetën e saj.

Aktorja napolitane zbulon se është shumë e dobësuar nga sëmundja, por më në fund mund të thuhet se është jashtë rrezikut:

“Virusi është i mposhtur”, shkruan ajo në mesazhin e saj për fansat.

“Ju lutem më doni, sepse këtu metodat është pak të thuash që janë të ngutshme dhe ndjehesh më e braktisur se kurrë. Edhe pse e di se çfarë po ndodh në botë, unë dua të dal!”, shprehet ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)