Aktorja Elizabeth Pena vdiç në moshën 55 vjeçare
Los Anxhelos, 16 tetor - Aktorja Elizabeth Pena, e cila kohëve të fundit është parë të luaj në serialin e dramës kriminalistike Matador on the El Rey Network, ka vdekur në moshën 55 vjeçare.
Gjatë karrierës së saj ajo është paraqitur në shumë projekte të mëdha si drama psikolgjike ,,Jacob's Ladder", drama kriminialistike ,,Lone Star", komedia ,,Rush Hour", dhe ,,Pixar's The Incredibles".
Lajmin për vdekjen e aktores e bëri të ditur nipi i saj Mario-Francisco Robles, i cili shkruan për revistën Latino Review. Sipas Robles, Pena ka vdekur të marten pas pranimit në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai Medical Center në Los Anxhelos.