Aktorët e filmit SHOK vizituan shkollën Mileniumi i Tretë
Prishtinë, 31 mars - Aktorët e filmit SHOK vizituan shkollën publiko-privative Mileniumi i Tretë në javën e projekteve. Dy aktorët e këtij filmi morën pjesë në projektin Çmimi Akademik i Meritave, i cili ka për qëllim zhvillimin e njohurive të nxënësve për Vendin e Meritave.
Me këtë rast nxënësit u njohën me hapat e punës për Çmimin e Meritës dhe Çmimin Nobel duke u njohur edhe me emërtimet e Çmimeve të Meritës dhe për Çmimin Nobel, Mirënjohje që ju ndahet nga Shoqëria Nobel, shkencëtarëve dhe personave që kontribuojnë në shkencë dhe zhvillimin kulturor të njerzimit.
Filmi Shok në edicionin e 88 të çmimeve Oskar, në vitin 2016 arriti një sukses të madh duke u nominuar për këtë çmim prestigjioz. Andi Bajgora, njëri nga aktorët në Filmin e Nominuar për Oskar e harmonizoj punën e nxënësve me prezencën e tij dhe shkëmbimin e përvojave me nxënësit pjesëmarrës në këtë projekt.
Projekti Çmimi Akademik i Meritave vazhdoj realizimin me mysafirin e dytë të ftuar, aktorin Kushtrim Sheremeti, një nga aktorët e Filmit Shok. Sheremeti ndau përvojat e tij të filmit me nxënësit, të cilët i bën disa pyetje.
Nxënësit u motivuan nga bashkëbisedimi për arritjet e sukseseve për ta merituar meritokracinë me punë, durim e vullnet. Nuk munguan aktivitetet kulturore të nxënësve të kësaj shkolle gjatë vizitës së dy aktorëve në këtë aktivitet. Vipstar.info