Aktorë, gazetarë, këngëtarë, sportistë pastrojnë Kosovën
Prishtinë, 22 prill - Me rastin e 22 Prillit ditës së tokës, Lets Do It Kosova organizon aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim adresimin e problemit të ndotjes së mjedisit në Kosovë.
Aktivitetet do të fillojnë që nga mëngjesi ku do të organizohen aksione për pastrimin e deponive ilegale të mbetruinave dhe mbjellje të drunjëve në shtatë Komuna të Kosovës, ndërsa aktivitetet kryesore do të mbahen në Prishtinë duke filluar nga ora 13:00, në Lagjen Mati 1 rruga B afër rrethrrotullimit të dytë.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë aktorë, gazetarë, këngëtarë, sportistë dhe shefi i zyrës BE së në Kosovë, Samuel Zbogar, ku do të bëhet pastrimi i mbeturinave dhe do të jepen deklarata për media.
Gjithashtu në ora 14:30, si vazhdimesi do të kemi aksionin në fshatin Dobrusht të Prizrenit ( afërr liqenit të Vërrmicës), së bashku me ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, banorët e fshatit, organizatat SËG dhe NALAS, banorët lokal, vullnetarët nga Lets do It Kosova dhe organizaten FINCH .
Problemi i ndotjes së mjedisit në Kosovë vazhdon të mbetet shqetësim serioz dhe akoma po vazhdon neglizhenca e të gjithëve pa përjashtim.