Aksidentohet me makinë Katie Holmes dhe e bija, Suri
Los Angelos, 18 korrik - Aksidentohet me makinë aktorja Katie Holmes dhe e bija, Suri Cruise.
Nënë e bijë ishin duke udhëtuar me një automjet tip Mercedes, kur papritur janë përplasur nga një kamion i mbeturinave.
Fatmirësisht Holmes dhe 6-vjeçarja Suri, përveç tronditjes, nuk kanë pësuar asnjë lëndim fizik.
Policia ka dokumentuar dëmet e makinës por nuk ka mundur të bisedojë më aktoren, pasi shërbimi i sigurisë personale të aktores kanë çuar nënë e bijë në një vend të sigurtë.