Akademia e Shkencave të Shqipërisë reagon për sulmet ndaj Qosjes
Tiranë, 26 shkurt - Akademia e Shkencave të Shqipërisë, ka reaguar ndaj akuzave që ka bërë kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, ndaj akademik Rexhep Qosjes.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, duke u distancuar nga çdo deklaratë që provokon opinionin shoqëror me akuza personale, emocionale, të papranueshme për etikën e komunikimit intelektual dhe të ligjërimit intelektual, duke vlerësuar punën intelektuale të kujtdo që kontribuon në fushën e letrave dhe në çdo fushë të krijimtarisë, duke qenë e angazhuar për bashkëpunimin e forcave intelektuale të kombit, dhe jo për përjashtimin, përçarjen a përbaltjen e tyre, parapëlqen të mos përfshihet në një debat joshkencor e për pasojë joproduktiv, prej të cilit do të dë mtohej misioni shkencor që kanë marrë përsipër akademitë tona, proceset e integrimeve kulturore kombëtare dhe tradita e mirë e bashkëpunimit midis institucioneve tona, thuhet në reagimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.