Ahmeti ka kërkuar kthimin e Pallatit të Rinisë në pronësi të Komunës
Prishtinë, 14 mars - Pas pranimit të Kosovës në FIBA, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar kthimin e Pallatit të Rinisë në pronësi të Komunës Prishtinës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar kthimin e Pallatit të Rinisë në pronësi të Komunës së Prishtinës dhe komunave tjera që kanë kontribuar në ndërtimin e këtij institucioni publik.
Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se është koha të lëvizim shpejtë me kalimin e Pallatit të Rinisë në pronësi të komunave. Kjo sipas tij do të mundësonte investimin në renovimin e plotë dhe modern të sallave për ndeshje edhe më madhështore.