23 Dhjetor 2024

Aguilera përjeton divorcin me djalin

Los Angelos, 9 prill - Christina Aguilera mund të mos jetë duke kaluar një prej momenteve të saj më të mira së fundmi, por kjo nuk e pengon që të shpenzojë kohë me djalin e saj.

Këngëtarja me famë botërore u fotografua një ditë më parë në mbërritjen e saj në aeroportin e Los Angelosit, duke mbajtur në krah Max e saj 3-vjeçar ndërsa ecte në terminal.

Pas tyre, Aguilera shoqërohej nga i dashuri, Matthew Rutler, i cili mbante të gjithë bagazhet e saj.

Me sa duket, Christina dëshiron të kalojë pak kohë jashtë Los Angelosit dhe vëmendjes së publikut, në një kohë kur divorci i saj me ish-bashkëshortin, Jordan Bratman, do të finalizohet në datën 15 prill.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)