23 Dhjetor 2024

Aguilera nuk ka qenë një engjëll në martesë

Los Angelos, 16 qershor - Christina Aguilera ka pranuar se ajo edhe ish-burri i saj, Jordan Bratman, ishin përgjegjës për përfundimin e martesës së tyre.

Këngëtarja 30-vjeçare u nda nga producenti muzikor në tetorin e kaluar, ndërsa shkurorëzimi i tyre u finalizua në muajin prill të këtij viti.

Ata kanë një djalë tre-vjeçar së bashku, ndërsa biondja pranon një pjesë të fajit për mossuksesin e lidhjes së tyre.

“Në një moment ose në një tjetër, asnjëri nuk ishim engjëj. (Martesa) erdhi në një pikë kur jeta në shtëpinë tonë me përkujtonte fëmijërinë time”.

“Nuk do të lejoj që djali im të rritet në një shtëpi të mbushur me tension”, ka shpjeguar këngëtarja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)