Aguilera me të dashur të ri
SHBA, 10 nëntor - Christina Aguilera thuhet se ka gjetur të dashur të ri pas ndarjes nga Jordan Bratman, pasi ajo tani po lidhet me asistentin e një seti filmik të cilin e takoi gjatë xhirimeve të filmit Burlesque.
Këngëtarja është divorcuar nga partneri i saj, ndërsa vetë Aguilera ka pranuar se vuan ende nga ndarja. Por, tani spekulimet supozojnë se Aguilera është hedhur në krahët e Matthew Rutler, që është duke punuar prapa kuintave të filmit të ri.
Nuk është ende serioze, por është diçka të cilën ajo po e kërkon dhe po e gjen rehatinë. Ajo dhe Jordan kanë pasur probleme për një kohë të gjatë. Ata i mbajti të bashkuar dashuria për djalin. Ajo u takua me Rutler në setin e filmit, para ndarjes dhe u bë mik me të. Pasi është ndarë nga Jordan, miqësia u shndërrua në romancë, deklaroi Aguilera.