Aguilera: Më pëlqejnë femrat, por s'rri dot me to
SHBA, 20 maj - Christina Aguilera flet hapur në lidhje me dëshirat e saj seksuale, por edhe për fenomenin e momentit në botën muzikore, Lady GaGa.
Këngëtarja amerikane ka dhënë një intervistë në revistën "Out Magazine", duke tërhequr vëmendjen e publikur edhe pse albumi i saj më i fundit nuk po ecën sipas parashikimeve.
Në lidhje me dëshirat e saj seksuale, Aguilera i ka idetë e qarta: I dua femrat por nuk mund të rri asnjëherë me një femër. Ka shumë estrogjene dhe mua më mungon shumë kontakti me meshkujt, shprehet Aguilera.
Me këtë deklaratë ajo hedh poshtë dyshimet për bindjet seksuale. Meshkujt kanë shumë testosterone, ndërsa vajzat duhet të bashkëjetojnë më estrogjenet. Kam shumë punë me të mijat në disa ditë të muajit, nuk mund të mendoj që një gjë e tillë të ndodhë dy herë, shton këngëtarja.
Ajo pohon se bashkëshorti e di që i pëlqejnë femrat. Duke u përqëndruar në fenomenin Lady GaGa. Kush? Ajo që sapo ka ardhur? Mendoj se është shumë dëfryese për tu parë, shprehet jo pa ironi Aguilera.