Aguilera me partner të ri
SHBA, 24 nëntor - Christina Aguilera u nda nga bashkëshorti i saj, Jordan Bratman një muaj më parë dhe duket se nuk ka humbur kohë, por vazhdon jetën e saj.
Këngëtarja ka gjetur një partner të ri, Matthew Rutler.
Christina e ka njohur Rutler, asistent me profesion, në setin e filmit të saj të fundit Burlesque.
Një burim u shpreh për revistën People: Christina u takua me Matt në setin e filmit gjatë një periudhe të vështirë të jetës së saj dhe gjeti mbështetje tek ai si një mik. Pasi u nda me Jordan, kjo miqësi u shndërrua në romancë.